Vazhdon mbledhja e VV-së, Ymeri kishte njoftuar me shkrim se nuk merr pjesë

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 12:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishëm janë 133 delegatë, raporton Ekonomia Online.

Hydajet Hyseni, Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, fillimisht ka njoftuar se kush është prezent në mbledhje.

Ai tha se anëtarë e Këshillit Ali Lajçi, Shqipe Pantin kanë njoftuar me shkrim se nuk mund të jenë më mbledhje.

Edhe kryetari Visar Ymeri ka njoftuar me shkrim se nuk do të jetë prezentë në këtë mbledhje dhe ka ftuar që kjo mbledhje të mbahet në frymë e tolerancës.

Kur Hyseni thirri emrin e Albin Kurtit , i cili mungon në mbledhje për shkak se gjendet në paraburgim, salla nuk i ndal duartrojketihet për një kohë të gjatë.

Hyseni ka njoftuar se pjesa tjetër e punimeve të mbledhjes do të mbahet  me dyer të mbyllura duke iu referuar medieve që ta lëshojën sallën.

Fatmire Kollçaku, nënkryetare e VV-së, ka ftuar për bashkim jo rreth një personi po rreth vlerave dhe rregullave që mos tu shkelen askujt të drejtat.

Le të kalohen ambiciet personale në emër të synimi të përbashkët se “vetëm ashtu mund të jemi Vetëvendosje”, tha ajo.

Mbledhja është thirrur mas kërkesave të përsëritura, në të cilën, pos të tjerash do të merrej edhe vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputetë të Vetëvendosjes u aktivizuan të enjten gjatë seancës plenare që të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm. Ishte Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu që shkuan te secili deputet për t’i kërkuar nënshkrimin.

Po ashtu, që nga bërja publike e problemeve në parti dhe dhënia e një interviste të kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, kjo parti në komunikatat e lëshuara asnjëherë nuk i është drejtuar Ymerit me postin “kryetar”.

Po ashtu, vlen të përmendet se ishte fyrja e Aida Dërgutit për Albin Kurtit që ia kishte bërë në një grup në Viber, ajo që nxiti reagime të shumta tek të gjithë.

Të ngjashme