Veliu: LDK është e gatshme të kontribuojë për tema me interes nacional për Kosovën

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:20 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agim Veliu, nga LDK, pas përfundimit të takimit të partive politike tha se këto tryeza të partive politike duhet të vazhdojnë edhe më tej.

“Ekziston një interes i partive të adresohen tema me interes nacional për Kosovën. Këto tryeza duhet të vazhdojnë, sepse duhet të arrihet konsenus mes subjekteve politike për trajtimin e këtyre temave, sepse koalicioni nuk e ka shumicën për tema të vogla se le më për tema me interes nacional”.

Veliu tha se LDK është e gatshme të kontribuojë për tema me interes nacional, raporton Ekonomia Online.

“LDK është e gatshme nëse arrin marrëveshje me kriju shumicë për tema të mëdha, e jo për tema të ditës, për tema me interes nacional LDK është e gatshme të kontribuojë, për me mbështet qeverinë ne duhet t’i dimë afatet kohore”.

Të ngjashme