Veliu: LDK do të nxjerrë vendim për votimin apo jo të Haradinajt

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 11:31 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka quajtur si individuale deklarimet e Ilir Dedës, i cili dje ka thënë se “deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, mund të dalin nga salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në momentin kur do të votohet kryeministri”.

Sipas tij këto deklarime nuk përfaqësojnë mendimin e strukturave të LDK-së.

“Krejt këto deklarime, janë deklarime individuale të kujtdo qofshin. Çdo deklarim që del në këtë formë, nuk përfaqëson mendimin e strukturave”, ka deklaruar Veliu për Gazetën Observer.

Veliu ka potencuar se për këtë gjë ende nuk ka vendim, dhe se këto gjëra vendosen në mbledhjet e partisë.

“Qëndrimet e LDK-së, merren në selinë e LDK-së. LDK-ja do të nxjerrë vendim për këtë”, ka thënë Veliu, kur është pyetur, se cilën rrugë do të ndjek LDK-ja, atë të votës kundër, apo të lëshimit të sallës së Kuvendit në momentin kur do të votohet për të parin e ekzekutivit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme