“Vendet Baltike, të shqetësuara nga Rusia”

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 17:13 | Nga

Shtetet Baltike kërkojnë kontakte të ngushta më fqinjët nordik, tha Ministrja e Jashtme suedez Margot Wallstrom.

Siç tha ajo, vendet Baltike kanë reaguar pasi që presidenti amerikan, Donald Trump mori frenat e Shtëpisë së Bardhë, për shkak se ai nuk do t’i mbrojë interesat nga Kremlini.

“Vendet baltike janë më të vërtetë të shqetësuara dhe të brengosura nga rusët, ka thënë Wallstrom, duke shtuar se për këtë arsye ka pasur një kontakt më të ngushtë ndërmjet nordikëve dhe vendeve baltike”, u deklarua Wallstrom.

Në të njëjtën kohë, vendet nordike mes vetë do të bashkëpunojnë në ekonomi dhe mbrojtje ndaj agresionit rusë dhe pasigurisë rreth SHBA-së dhe përkushtimit britanik të sigurisë, tha ministrja e Jashtme suedeze.

Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve nordike do të rritet në vitet e ardhshme dhe do të shërbejë si shembull për zgjedhjen e problemeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme