“‘Vendlindja thërret” në balotazhin e Drenasit

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 08:25 | Nga

Fushata e PDK-së, së cilës i prin kryeparlamentari Kadri Veseli, është drejtuar krejtësisht kundër liderëve të “Nismës”, Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, me të cilët merret edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci akuzon Xhemajlajn për një mbindërtim, ndërsa Xhemajlaj akuzon atë se ka ndërtuar pallate e ka blerë banesa me paratë e fondit “Vendlindja thërret”

Një fushatë krejtësisht ndryshe nga ajo për zgjedhjet e 4 dhjetor për kryetar të Drenasit është duke u zhvilluar tani në garën për balotazh, në të cilën përballen kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i “Nismës për Kosovën” Isa Xhemajli. Tani fushata e PDK-së është drejtuar krejtësisht kundër liderëve të “Nismës”, Jakup Krasniqit e Faatmir Limajt. Këtë e bën madje edhe vetë kreu i PDK-së e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në një tubim elektoral që Veseli e ka organizuar në Negrovc, në fshatin e Jakup Krasniqit, ka drejtuar një mal akuzash në drejtim të ish-kryeparlamentarit.

Ai akuzoi Krasniqin se i ka skuqur të gjithë me largimin nga PDK-ja dhe se nuk do të përfitojë kurrë sikurse në PDK. Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka sulmuar liderin e “Nismës” Fatmir Limajn. As njëri dhe as tjetri me asnjë fjalë nuk e kanë përmendur Isa Xhemajlin. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme