Veseli bashkëbisedon me studentë, Fillimi i Ri do të fuqizojë rininë

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 13:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur të mërkurën nga qindra studentë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ai para tyre  tha se fuqizimi i rinisë dhe gruas është koncepti bazë i Fillimit të Ri. Dhe për  t‘u bërë kjo, tha Veseli, duhet të ecët më shpejt, reforma të thella dhe vendim-marrje e guximshme.

“Kosova nuk ka mundësi të hupë në kohë. Kosova duhet të ecë shumë shpejt përpara. Dhe koncepti i Fillimit të Ri keni parasysh cili është: fuqizimi në mënyrë të veçantë i rinisë dhe gruas. Fuqizimi i rinisë dhe ecja e përpara e reformave ekonomike. Ne duhet që vendit tonë fuqishëm dhe shumë shpejt, me një vizion i cili është shumë i qartë, me parametra që janë shumë matës, me vendim-marrje e cila është e guximshme, ta transformojmë Kosovën tonë, nga një Kosovë e cila sot është konsumuese, në një Kosovë e cila është prodhuese”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së tha po ashtu se Fillimi i Ri nuk synon që vetëm të krijojë mundësi për punësim për të rinjtë, por synon që të zhvillojë rininë në mënyrë që ajo të krijojë vende të lira pune.

“Fillimi i Ri nuk është një koncept i cili juve ju gjen vetëm vende të lira pune. Rinia duhet të krijojë , rinia inovative, rinia e përgjegjshme, rinia e fuqishme , atë të cilën e njoh unë, duhet të krijojë vende të lira pune. Kjo është ajo që do të fokusohemi në konceptin e fillimit të ri. Mendoni qysh nga tani, përfitoni nga përvojat të cilat i keni nga aspekti studimor, mundoheni të zhvilloni idetë e juaja, bëhuni bashkë, një, dy, tre, bëni një ‘start up’”, deklaroi Veseli para studentëve.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Të ngjashme