Veseli bëri homazhe te varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovci

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 17:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe tek varret e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, te Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në fshatin Shkabaj të Drenasit.

Në përvjetorin e 18-të të rënies së tyre, kryekuvendari Veseli vlerësoi lart jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Fehmiut dhe Xhevës, duke i cilësuar si model të luftëtarëve për liri.

“Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Arritën që të ndalnin vërshimin e trupave okupatore, ushtrisë e policisë serbe, mbi qytetarët e pafajshëm. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t’i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Sot, në 18-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respekt dhe krenari”, theksoi kryetari Veseli. 

Kreu i Kuvendit shtoi se ende ka shumë për të bërë ndaj qytetarëve dhe ndaj këtij vendi, që të ketë më shumë siguri, perspektivë dhe zhvillim, si shtet i pavarur dhe sovran. 

unnamed (1) unnamed

Të ngjashme