Veseli dëgjon profesorët e bujqësisë për të ardhmen e këtij sektori

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 18:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me profesorë të Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë për reformat që duhen të ndërmerren në këtë fushë.

Profesorët e fushave të ndryshme të bujqësisë thanë se shteti duhet të ndihmojë në krijimin e hallkës bashkëpunuese mes fermerëve dhe institucioneve të specializuara të bujqësisë në mënyrë që prodhimet vendore të enë sa më kualitative dhe të rriten rendimentet.

Hajrip Mehmeti, profesor i blegtorisë, tha se Kosova duhet të fokusohet në shtimin e kultivimit dhe rritjen e numrit të bagëtive.

“Duhet të bëhen skema por kërkojmë përkrahje institucionale. Duhet të bëhen skema përmirësuese që ta rrisim prodhimtarinë”, tha Mehmeti.

Profesorët e Fakultetit të Bujqësisë kërkuan që institucionet të rrisin mbështetjen në hulumtime shkencore në mënyrë që të rritet kujdesi për parandalimin e sëmundjeve në fushën e bujqësisë, në mënyrë që fermerët mos të dëmtohen me rënien e rendimenteve.

Pasi dëgjoi idetë dhe propozimet e profesorëve të Fakultetit të Bujqësisë, kryetari Veseli tha se aktualisht mungon hallka që lidhë komplet sektorin e bujqësisë, për çka tha se duhet ndërhyrje e shpejt për ta përmirësuar.

“Nuk mund të zhvillohet fakulteti i bujqësisë asnjëherë, pa e pas praktikën. Veç edhe bujqësia në Kosovë kurrë nuk do të ketë zhvillim e as Ministri të Bujqësisë pa e pas involvimin e ekspertëve”, tha Veseli.

Të ngjashme