Veseli: Deklaratat e liderëve për territorin s’e dëmtojnë sovranitetin, Kosova nuk ndahet

Mitrovicë | 09 Gus 2018 | 11:49 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kosova është një dhe nuk do të ndahet, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, deklarata e liderëve s’dëmtojnë sovranitetin e vendit, duke folur rreth komenteve të fundit të presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Gjithashtu edhe komentet e kryeministrit Ramush Haradinaj, se kufijtë mund të ndryshohen vetëm me luftë, ngase veç ashtu janë përcaktuar.

Por sipas tij, çdo deklaratë tjerë, çdo qëllim tjetër është një lojë për të nxitur pasiguri dhe frikë, e që nuk i bën “hajr” Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Veseli shtoi se shteti është i shenjtë dhe nuk është çështje e deklaratave dhe se çështja e kufijve lidhet shumë me sakrificat në të kaluarën, por edhe më shumë me të ardhmen.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  vizituan Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, për të parë nga afër situatën në këtë stadium dhe nevojat të cilat i ka kjo arenë sportive.

“Kosova është një, është bashkë dhe të largohen ëndrrat e dikujt se Kosova mund ta ndahet ose ta cenojnë në ndonjë aspekt. Nuk kam parë ndonjë aspekt tek deklaratat e liderëve në të cilën mundet dikund me u nxit ndonjë çështje që e dëmton shtetin dhe sovranitetin”.

“Për neve është shteti i shenjtë dhe nuk është çështje e deklaratave, çështja e kufijve është çështje e shenjtë për ne e cila lidhet shumë me sakrificat në të kaluarën, por edhe më shumë me të ardhmen ku dëshirojmë të jemi”.

“…çdo deklaratë tjerë çdo qëllim tjetër më tepër është një lojë për me nxit pasiguri për me nxit frikë dhe për me nxit paqartësi e cila ma së pakti i bën ‘hajr’ Kosovës dhe qytetarëve tanë”.

Veseli u shpreh i bindur se në dialog me Serbinë nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja e Kosovës, duke shtuar se sovraniteti i shtetit  integriteti janë të pacenueshme, raporton EO.

“Kosova do të shkoj në dialog, e pret nga dialogu njohjen e shtetit tonë të pavarur dhe sovran anëtarësimin në organizata të Kombeve të Bashkuara, ruajtja e partneriteti me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”.

“Do të jem shumë i qartë së pari nuk do të ketë ndarje, në dialogu nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja asnjëherë. Ne jemi duke komunikuar bashkërisht që komunitetet t’i integrojmë sa më mirë në shtetin tonë. Ata janë duke pranuar edhe në pjesën veriore institucionet e republikës së Kosovës”.

“I kam dorëzuar dy dokumente partive politike si kryetar i PDK-së dhe si kryetar i Kuvendit ma qartë nuk ka çka thuhet. Sovraniteti i shtetit  integriteti janë të pacenueshme”.

Kur u pyet a ka mundësi që Kosova të bashkohet me Luginën dhe veriu të jetë pjesë e shtetit, Veseli nuk deshi që të komentoj, raporton EO.

“Ne mund të kemi gjasë me pas shtetin tonë të pavarur dhe sovran i cili është shpallë me 17 shkurt 2008 të gjitha çështjet tjera janë çështje të cilat s’kam dëshirë t’i interpretoj”.

Të ngjashme