Veseli dhe Busek nënshkruan memorandum për zbatimin e Projektit “Punëtoritë për demokraci”

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 12:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti “Punëtoritë për demokraci/Demos-ti” është program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Erhard Busekun, drejtues i Fondacionit ERSTE nga Austria.

Veseli dhe Busek nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Fondacionit ERSTE, për zbatimin në Kuvendin e Kosovës të Projektit “Punëtoritë për demokraci/Demos-ti”.

Duke e falënderuar z. Busek për përkrahjen që Fondacioni po i jep Kuvendit të Kosovës nëpërmjet këtij projekti, kryeparlamentari Veseli theksoi edhe njëherë përkushtimin e legjislativit të vendit për rritur edhe më tej transparencën para publikut dhe për t’i ofruar qasje sa më të madhe qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Projekti “Punëtoritë për demokraci/Demos-ti”, është projektuar si program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend, funksionimin e Kuvendit, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe rolin e medieve në një shoqëri pluraliste.

Projekti zbatohet në formë të punëtorive, në të cilat fëmijët, me ndihmën e trajnerëve, nëpërmjet një përmbajtjeje interaktive dhe në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, mësojnë se si funksion demokracia.busek (5) busek (3) busek (2) busek (1)

Të ngjashme