Veseli ftohet në Konferencën e Kryeparlamentarëve

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, nga i cili mori urimet për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.

Ambasadori hungarez i përcolli kryetarit Veseli ftesën e kryeparlamentarit hungarez për të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në fund të tetorit të këtij viti në Budapest.

Kryeparlamentari Veseli pranoi me kënaqësi ftesën e homologut të tij hungarez, ndërsa falënderoi ambasadorin Markusz për kontributin e Parlamentit të shtetit të tij në ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë parlamentare në vendin tonë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Parlamentit të Hungarisë, të cilët në kuadër të Projektit të Binjakëzimit i japin mbështetje administratës së Kuvendit.

Të ngjashme