Veseli ia uron fitoren Bahtirit, s’i ka mbetur hatri nga mitrovicasit

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 16:38 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se nuk i ka mbetur hatri nga bashkëvendësit e tij në Mitrovicë që nuk e votuan kandidaten e PDK-në, por Agim Bahtirin e AKR-së, në zgjedhjet e së dielës.

“Ua uroj bashkëvendësve të mi për katër vjetët e ardhshëm Agim Bashtirin. Edhe Agim Bahtirit ia urojmë. Kemi pasur një kandidate që e ka qenë shumë dinjitoze. Por rezultati është ky. Nuk ka hatrim”, tha Veseli, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, i bëri komentet i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë.

I pyetur nga një gazetar se a ndihet përgjegjës për “tkurrjen masive” të PDK-së, Veseli tha se e merr përgjegjësinë për rezultatin, po nuk u pajtua që rezultati është aq i keq.

Sipas tij, PDK-ja ka dalë mirë në raundin e parë. “Jemi partia me më së shumti asamblistë nëpër komuna”, tha ai.

“Unë mbahem përgjegjës edhe për sukses edhe për çfarëdo rezultati… Me rezultatin që ka qenë pas balotazhit nuk jam i kënaqur”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme