Veseli: Kaçaniku i beson Besim Ilazit

Kaçanik | 01 Nën 2017 | 20:43 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli turin me takime me degët e parisë në komunat ku kjo parti është në balotazh e ka vazhduar në Kaçanik. Atje ai ka thënë se qytetarët e tregun besimin që kanë te kryetari Besim Ilazi. Ky besim, tha ai, do të tregohet fuqishëm edhe më 19 nëntor.

“Kaçanikasit e vlerësuan punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të kryetarit Besim Ilazi përgjatë gjithë mandatit. Kandidatët për asambleistë dhe strukturat e Partisë Demokratike i falënderova për punën e tyre të palodhshme drejt suksesit të radhës. Konfirmimi i fitores së Besimit më 19 nëntor do të jetë verdikti i kaçanikasve për vazhdimin e zhvillimit të fuqishëm të kësaj komune”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme