Veseli kërkon njohjen nga Madagaskari

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 11:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, Amido.

Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan.

Ai gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombetare.

Kryeparlamentari Veseli kërkoi nga zoti Amido që Madagaskari ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.

Nga ana e tij, Amido falenderoi kryetarin Veseli për pritjen. Ai vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje.

Të ngjashme