Veseli: Koha që të përfundojë drama e kufirit

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 19:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është koha e fundit që të përfundojë “drama” me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Koha është të përfundojë drama e çështjes së kufirit me një vend partner, me një vend që ka aspirata drejt BE-së, me të cilin i kemi synimet e përbashkëta. Të gjithë ata që janë për orientim euroatlantik duhet të jenë të gatshëm në hapjen e perspektivës euroatlantike”, u shpreh Veseli, duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u formalizuar grupi i ri parlamentar nga 12 “të pakënaqurit” e VV-së.

“Shpresoj që jemi në fillim të fundit të kësaj drame” deklaroi Veseli, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët nëse shpreson se me grupin e ri parlamentar do të sigurohen votat për kalimin e demarkacionit, Veseli tha se kjo do të ishte e mirëseardhur.

“Jemi në fundin e kësaj drame. Tash është fundi”, tha Veseli.

Formalizohet ndarja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryesia zyrtarizoi kërkesën e 12 deputetëve për krijimin e grupit të ri parlamentar (Grupi i Deputetëve të Pavarur).

U bë e ditur gjithashtu, edhe për përfaqësimin që do të ketë ky grup në organet e Kuvendit dhe të drejtat që gëzon konform rregullores së Kuvendit.

Të ngjashme