Veseli: Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar nuk ndryshojnë

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 11:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Veseli priti në takim Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar, të kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kultivojnë midis tyre dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Veseli e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën që i kana dhënë dhe po i jep Kosovën që nga çlirimi dhe në fazën e shtet ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se këto marrëdhënie nuk do të ndryshojnë pavarësisht se tani Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian. Përkundrazi, kryetari Veseli theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe vetëm sa do të thellohet edhe më shumë. Deputetët e Britanisë së Madhe janë interesuar të informohen për mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe formën e integrimit të pakicave në institucione.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik e në veçanti për resurset humane që i ka Kosova për tregun e jashtëm.

Veseli i ka siguruar anëtarët e Parlamentit Britanik se pavarësisht sfidave të arsimit, Kosova ka një rini të edukuar dhe të gatshme për tregun e punës, si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe për punë jashtë Kosovës.

Të ngjashme