Veseli me kandidatët e PDK-së: Këta janë liderët e ndryshimit (Video)

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 21:56 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në prag të balotazhit të 19 nëntorit, në faqen e tij në rrjetin sociale Facebook e ka postuar një video ku shfaqen të gjithë kandidatët e subjektit të tij për kryetarë komunash.

Shaqir Totaj nga Prizreni, Valdete Idrizi nga Mitrovica, Agim Aliu nga Ferizaj, Ferit Idrizi nga Vushtrria, Idriz Vehapi nga Rahoveci, Mursel Gashi nga Malisheva, Sokol Bashota nga Klina, Naim Ismajli nga Shtimja, Shaban Shabani nga Dragashi dhe Besim Ilazi nga Kaçaniku shfaqen në video bashkë me kryetarin Veseli dhe qytetarë të shumtë të të gjitha profileve nga këto komuna.

“Këta janë liderët e ndryshimit që duan më të mirën për ju dhe për vendin. Më 19 nëntor, votoni më të mirët, votoni kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. SHIKOJENI dhe SHPËRNDAJENI”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme