Veseli: MSA-ja hapi i parë i rëndësishëm drejt BE-së, integrimi varet nga puna jonë

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 16:29 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ky takim po mbahet në atmosferën shumë pozitive pas përgjigjes pozitive që Kosova ka marrë për liberalizimin e vizave.

Ai vlerësoi se MSA-ja është hapi i parë i rëndësishëm i Kosovës drejt BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Na duhet punë e vazhdueshme për përmbushjen e standardeve dhe reformave që kërkohen nga agjenda evropiane. Institucionet janë duke kryer detyrat e veta. Nuk kemi kohë për të humbur duke justifikuar vonesat tona. Integrimi Evropian varet krejtësisht nga puna jonë. Kam bindjen e plotë se do të ecim me hapa të sigurt në agjendën evropiane”, tha Veseli.

Mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë është duke u mbajtur nën kryesimin e përbashkët të Memli Krasniqit, kryetar i delegacionit të Kosovës dhe Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE).

Të ngjashme