Veseli në Ditën e Demokracisë: Territori i paprekshëm, opozita të bashkohet për temat e mëdha

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 10:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar opozitën edhe një herë partitë opozitare të bashkohen në temat e mëdha, derisa ka theksuar edhe një herë që askush nuk mund ta vë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit, raporton Ekonomia Online.

Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke iu uruar mirëseardhje vizitorëve të Kuvemdit, shtoi se temat për rrezikun e ndarjes së Kosovës nuk janë të qëndrueshme, por janë gracka të kundërshtarëve tanë.

“Interesat partiake janë legjitime në demokraci, mirëpo nuk duhet të jenë mbi interesin publik. Lidhur me dialogun me Serbinë ne duhet të ulemi dhe t’i bisedojmë sfidat. Politika e qorrsokakut askujt nuk i shërben”.

“Temat për rrezikun e ndarjes së Kosovës nuk janë të qëndrueshme, por janë gracka të kundërshtarëve tanë. Kosova ka integritetin e saj territorial dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendime që shkelin parimet e saj”.

Sipas Veselit, vetëm demokracia arrin të sigurojë një qeverisje e cila nuk e cenon lirinë e qytetarëve, raporton EO.

“Kuvendi ynë ka krijuar një traditë të mirë në shënimin e ditës ndërkombëtare të demokracisë. Demokracia përbën modelin më të mirë të qeverisjes. Vetëm demokracia arrin të sigurojë një qeverisje e cila nuk e cenon lirinë e qytetarëve”.

“Ne kemi vendosur që të jemi pjesë e botës demokratike. Nuk kemi dilemë në këtë version. Ndonjëherë e kemi gojën plot demokraci, por veprimet nuk korrespodojnë me demokracitë. E kam fjalën pikërisht për sferën tonë politike”.

Zenun Pajaziti, kryetar i Forumit për Transparencë Parlamentare, tha se Kosova ka shënuar progres në transparencë , raporton EO.

“Sot është një rast i mirë për ne si deputetë. Ky forum ka arritë që viteteve të fundit ta zgjedhë Kosovën si ndër vendet më transparente. Kuvendi është një nga institucionet më transparente në vend edhe më gjerë”.

Të ngjashme