Veseli: Në jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 11:42 | Nga

Kryekuvendari njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e aneks- marrëveshjes për Demarkacionin e Malit të Zi.

“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit” ka shkruar i pari i Kuvendit, Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme