Veseli në Pejë: Në PDK gratë nuk janë vetëm numër

Pejë | 08 Tet 2017 | 16:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me kandidaten për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka zhvilluar sot një takim me qindra gra ndërmarrëse, kryefamiljare dhe studente në Pejë.

Kreu i PDK-së tha se bashkëbisedimi me gratë, në çko komunë të Kosovës, ka qenë bashkëbisedimi më i frytshëm që ka pasur.

“Zgjedhjet janë rasti më i mirë për të parë se cilat janë vlerat reale dhe vizionet konkrete të partive politike. Janë rasti më i mirë për të parë se sa ato u besojnë grave. Partia Demokratike e Kosovës nuk do që gratë të shërbejnë si dekor politik dhe si kuotë formale në institucioneve. Ne u besojmë grave, i besojmë forcës së tyre transformuese, potencialit të tyre zhvillimor, lidershipit të tyre në politikë, biznes, shoqëri civile, e na të gjitha sferat e jetës sociale”, ka thënë Veseli gjatë takimit.

Prandaj, theksoi Veseli, më 22 tetor, PDK-ja do të përfaqësohet me tri zonja të nderuara për kryetare të komunave.

“Kandidatja jonë në Pejë, Sabiha Shala, përbën një rast të rrallë ku, brenda një kohe farë të shkurtër, një grua e cila më parë nuk ka qenë pjesë e jetës publike, e merr vëmendjen e gjithë publikut kosovar, në kuptimin më pozitiv të mundshëm. Kjo tregon më së miri se ne kemi gjetur njeriun më të mirë dhe më të përgatitur për të udhëhequr me Pejën, dhe kjo tregon se Kosova ka nevojë për lidershipin e grave në politikë dhe biznes”, ka shtuar Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se përmirësimi i jetës së qytetarëve përbën thelbin e platformës së PDK-së.

Ai u shpreh se Forca e Ndryshimit, ndër të tjera, nënkupton vizionin konkret që sjell zhvillimin ekonomik, orientimin e fondeve në projekte që rrisin përfshirjen aktive të grave në të bërit biznes, në shoqërinë civile dhe në jetën institucionale, zbatimin e politikave të lehtësimit fiskal për gratë sipërmarrëse, si dhe mbështetjen e grave që duan t’i përkushtohen shkencës, aftësive menaxheriale dhe zhvillimit të teknologjisë së lartë të informacionit.

Veseli tha se PDK-ja është në rrugë të mbarë për ta ndryshuar Kosovën.

Nga ana tjetër, kandidatja për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, prezantoi para grave pejane platformën e saj qeverisëse e cila garanton zhvillim të hovshëm ekonomik dhe hap perspektivë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ajo tha se Peja ka potenciale të pashfrytëzuara dhe se gjatë mandatit të saj do të punohet për ta bërë Pejën qytet model të ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik e turizmit.

Të ngjashme