Veseli: Me organizimin e zgjedhjeve Kosova i dha vulë perspektivës evropiane

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 11:54 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë ka komentuar procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Veseli tha se tha se nga 7 qendrat më të mëdha të Kosovës PDK është duke prirë në 3 prej tyre, raporton Ekonomia Online.

“Kemi pri në komunat më të mira të Republikës së Kosovës ose në tri nga shtatë komunat më të mëdha jemi ne  e vetmja parti që jemi fuqishëm përpara, dhe jemi të sigurt se do të fitojmë me besimin e qytetarëve gjithmonë, për arsye se platforma jonë programore është e orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë fuqizimit të atyre qyteteve”.

Kreu i PDK-së tha se ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fituar Kosova dhe se Kosova i dha vulë perspektivës evropiane.

“Besoj se më datën 22 ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fitua Kosova, kemi quar një sinjal tepër të mirë, në rend të parë në procesin i cili ka qenë jashtëzakonshëm dhe aspekti dytë është orientimi perëndimore. Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor. Të gjithë jemi të kënaqur, kush është i pa kënaqur nuk duhet me qenë ky është vullneti i qytetarëve”.

 

Të ngjashme