Veseli: PDK e ka bërë dallimin, iu ka dhënë hapësirë grave

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 10:06 | Nga

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se përtej retorikës elektorale dhe premtimet që u bëhen grave në kohë zgjedhjesh, PDK e ka bërë dallimin e madh dhe u ka dhënë hapësirë grave.

Duke postuar fotografi nga një tubim i mbrëmshëm me gra në Prishtinë, Veseli ka thënë se i shohin gratë si lidere të institucioneve dhe kryetare të komunave.

“Për gratë, në kohë zgjedhjesh, premtohet shumë. Por, përtej kësaj retorike elektorale, PDK-ja e ka bërë dallimin e madh dhe u ka dhënë hapësirë grave. Ne i shohim gratë si lidere të institucioneve dhe kryetare të komunave. Në qeverisjen e PDK-së në Prishtinë, drejtoritë më të rëndësishme do të udhëhiqen nga gratë”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme