Veseli pret në takim delegacionin e Parlamentit Evropian

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 15:44 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Këshillit për Stabilizim Aosociim BE-Kosovë, të kryesuar nga Tonino Picula.

Veseli duke falënderuar delegacionin për sic tha përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës, u shpreh optimist se kosovarët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në BE.

“Këta janë ata të cilët në baza ditore e përkrahin Kosovën në ecjen e progresit. Shpresoj që qytetarët tanë si gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi të lëvizin lirshëm”.

Ndërsa Picula u shpreh se Kosova dhe BE-ja duhet të qëndrojnë afër dhe ta përkrahin njëra-tjetrën.

Ky delegacion PE-së po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e pestë Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili do të mbahet sot.

Të ngjashme