Veseli prezanton Fillimin e Ri në Gjilan, do t’i sjellë vendit perspektivë

Gjilan | 25 Maj 2017 | 19:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në prezantimin e tij të radhës para qytetarëve të Gjilanit, ka thënë se ky subjekt partiak synon fuqizimin e vendit derisa shtoi se do t’i sjellin vendit perspektivë.

Veseli tutje tha se “Fillimi i Ri” do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

”Duam që gruaja të ketë ndërmarrësi më të fuqishme për bizneset në të cilat janë duke punuar. Ruajtja dhe mbrojta e sovranitetit të shtetit tonë është synimi i Fillimit të Ri”.

”Do ta mbajmë të shenjt e të lartësuar flamurin kombëtar shqiptar njëjtë sikurse flamurin tonë shtetëror. Do të orientohemi nga prodhimtaria e fermerëve tanë, e cila është bio e më e shëndetshme për fëmijët tanë”.

“Fillimi i Ri është synim për rini të shëndetshme. Do të krijojmë perspektivë në Kosovë për ata, jo vetëm ta udhëheqin vendin e tyre të punës, por edhe ta udhëheqin vendin e tonë”.

”Bëhuni bashkë për të mirën e Kosovës, që në mënyrë të qetë e në mënyrë demokratike më 11 qershor, t’i jepni fuqi vendit për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht”.

”Me çdo veprim tonë do të jemi përkrah shqiptarëve të Mexhvedës, Preshevës e Bujanocit. Nuk do të heqim dorë nga ta asnjëherë”.

Image may contain: one or more people, crowd and indoorImage may contain: 6 peopleImage may contain: 1 person

Të ngjashme