Veseli pritet nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 16:10 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar agjendën e tij në Tiranë, me takimin radhës që zhvilloi me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Kryetari Veseli ka falënderuar kreun e partisë çame për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave të Kosovës në forume dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm të së drejtës së shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.

Shpëtim Idrizi, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që pati rastin të pres në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa ditë pas shënimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ngjarje kjo të cilën ai e konsideroi më të rëndësishmen për popullin shqiptar, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme