Kryeparlamentari Veseli nis vizitën zyrtare në Tiranë, të parin takon Metën

Tiranë | 20 Shk 2017 | 16:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur sot një vizitë dyditore në Shqipëri.

Veseli fillimisht është pritur nga homologu i tij Ilir Meta, ndërsa më vonë do të takojë dhe kryebashiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kurse, të martën Veseli do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës, Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë.

Ekonomia Online ua sjell pamjet nga ky takim, ndërsa më pas do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

Veseli do të ketë takime edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe drejtues të partive opozitare, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.

Temë diskutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, me interes reciprok.

Të ngjashme