Veseli: Kosova dhe Hungaria po thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 11:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar kryediplomatin e Hungarisë për mbështetjen që ky shtet po i jap Kosovës si në fushën e angazhimeve diplomatike po ashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë e sport.

Kryetari Veseli e potencoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep perspektivës evropiane të Kosovës.

Kryeparlamentari kosovar po ashtu ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Hungarisë të nënshkruara midis dy qeverive, ndërsa theksoi se shumë shpejt Kosova duhet të avancojë edhe për marrëveshjen për ndërtimin e stadiumit të futbollit ku përfaqësuesja kosovare e futbollit do të mund t’i luajë ndeshjet kualifikuese në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë, Péter Szijjártó gatishmërinë e Hungarisë për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik, politik, diplomatik, kulturor e sportiv me Republikën e Kosovës dhe rikonfirmoi mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Në fund te takimit, kryediplomati hungarez i dhuroi kryetarit të Kuvendit të Kosovës fanellën sportive të legjendës së futbollit hungarez dhe evropian Ferenc Pushkash.

Po, sot ministri hungarez ka zhvilluar edhe takime me ministrin e Arsimit dhe atë të Financave.

Në këto takime u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme, njëra për ndarjen e 50 bursave për studentë kosovarë, ndërsa tjetra për ndarjen e 62 mln eurove për trajtimin e ujërave të zeza.

Të ngjashme