Veseli: Qeverisja e PDK-së do ta bëjë Istogun qytet të zhvilluar

Istog | 19 Sht 2017 | 13:19 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka takuar kandidatin për kryetar të Komunës së Istogut, Beqir Sadikaj dhe kandidatët për Kuvend Komunal, për të diskutuar platformën qeverisëse për këtë komunë në katër vitet e ardhshme.

Kreu i PDK-së siguroi kryetarin Sadikaj dhe kandidatët për Kuvendin Komunal se do ta mbështesin Komunën e Istogut për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

“Unë po ju siguroj se me kryetarin Sadikaj do të realizojmë për një mandat projekte më shumë se qeverisja e deritashme që ka bërë për dy mandate. Istogu meriton një qeverisje me vizion të ri dhe platformë të qartë zhvillimore”, ka thënë Veseli.

Ai i ka ftuar kandidatët për Kuvend Komunal që ta shpalosin vizionin e qeverisjes së kandidatit për kryetar Beqir sadikaj, pasi sipas kreut të PDK-së ai është vizioni dhe programi më i mirë për ta zhvilluar Komunën e Istogut.

Kandidati për kryetar Komune, Beqir Sadikaj, tha se me mbështetjen e qytetarëve do të arrijë që pas datës 22 tetor të implementojë projektet që do të gjejnë mbështetjen e qeverisjes qendrore të PDK-së për ta transformuar Istogun në një vend me perspektivë për të rinjtë dhe që hapë mundësi për investime kapitale në të mirë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme