Veseli: Rekomandimi për vizat do të jetë pozitiv

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 10:23 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli është i bindur që rekomandimi i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, i cili publikohet sot, do të jetë pozitiv.

“Sot do të jetë një lajm shumë i mirë për qytetarët. Avramopolus do të japë lajmin pozitiv për vizat, në ora 11 e 30, ku rekomandimi do të jetë pozitiv. Është hap i parë, është historik”.

Pas takimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federicca Mohgerini dhe delegacionit kosovar në Bruksel, Veseli foli para mediave edhe për takimin e sotëm mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne ishim bashkërisht me Mogherinin për të treguar përkushtimin tonë për dialog dhe se jemi unik. Presim njohje nga Serbia, jemi në konsultime për paqe”.

“Ne kemi institucione, presidenti i vendit na përfaqëson në takimin për dialogun me Serbinë. Ai e ka mbështetjen tonë. Për Kosovë jemi të gjithë bashkë”, theksoi Veseli,  raporton Ekonomia Online.

Veseli, më tutje,  ka theksuar se pret që së shpejti Kosova të anëtarësohet në OKB, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme