Veseli: S’do ketë mure e trena të Serbisë në Mitrovicë

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 11:32 | Nga

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Mitrovica do të jetë një dhe e bashkuar, si dhe s’do të ketë jug e veri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se s’do të ketë mure e trena të Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.

Serbia ka marrë fund më 12 qershor

Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! #FillimiRi

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, June 7, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme