Veseli: Seanca vazhdon sot, Brovina e Kelmendi janë në gjendje të rëndë pas hedhjes së gazit

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 14:53 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se është marrë vendim për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli tha se Flora Brovina e Ramiz Kelmendi janë në gjendje të rëndë pas hedhjes së gazit nga deputetët e VV-së.

“Sot do të përfundojë demarkacioni. Nuk do të lejohet që të ketë pengesa, nuk do të lejohet që të ketë bllokadë. Nuk do të lejojmë që askush të na bllokojë perspektiven euroatlantike të Kosovës. Nuk do të lejojmë ta bllokojmë liberalizimin e vizave”.

“Kemi vendimmarrje të kryesisë, e cila na është imponuar. Janë disa deputetë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga këto sulme. Nuk do të lejojmë që të ketë përkeqësim të jetës së tyre”.

Për dy herë radhazi Kuvendi ka dështuar të hedh në votim marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së, raporton Ekonomia Online.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kryesia-e-kuvendit-perjashton-pese-deputete-te-vv-se/

Të ngjashme