Veseli: Sot merr fund dimri i gjatë politik, deri në fund të vitit lëvizim pa viza

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 19:10 | Nga Valbona Bytyqi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas miratimit të demarkacionit tha se sot merr fund dimri i gjatë politik. Sipas tij, qytetarët do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit, raporton Ekonomia Online.

“Urime dita e parë e pranverës, sot merr fund dimri i gjatë politik”.

“Dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë zyrtarët e BE të ju uroj edhe atyre sepse kanë pas një përkushtim të jashtëzakonshëm”.

“Falënderoj koleget e opozitës të cilët kanë qenë konstruktiv e keni parasysh që po flas për LDK”.

“Ajo çfarë është vlerësim i të gjithëve së bashku është se kriteri kryesor ka përfunduar kemi sinjale pozitive që Kosova ka pasur zhvillim në sundimin e ligjit”.

“Jam i bindur që deri në fund të këtij viti të kemi liberalizim të vizave. Por nuk duhet të entuziazmohemi e të na ik rinia”.

Të ngjashme