Veseli: Suharekës i duhet ndryshimi, PDK-ja ia garanton atë

Suharekë | 10 Tet 2017 | 19:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Suharekë ka thënë se kudo po e sheh besimin e madh në Forcën e Ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se edhe Suhareka po thërret për ndryshim dhe zhvillim.

“Suhareka po thërret për ndryshim, po thërret për zhvillim. Asaj i duhet Forca e Ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi të vendosur. Ne jemi gati për ta ndryshuar me Blerim Xhemajlin kryetar, me këta kandidatë të mrekullueshëm për Asamblenë Komunale”, ka thënë ai.

I pari i PDK-së ka thënë se problemet e kësaj komune janë grumbulluar nga mandati në mandat dhe askush nuk është marrë me to.

“Në vend se të merren me hallet e qytetarëve, janë marrë me veten, duke abuzuar me besimin e qytetarëve”, ka thënë Veseli.

Me Blerim Xhemajlin kryetar, Veseli ka thënë se menjëherë do të veprojnë që të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e ujit të pijes në Suharekë.

Ndërsa, kandidati për Kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka platformë të qartë për Komunën e Suharekës dhe për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Xhemajli ka premtuar heqjen e taksave për bizneset e vogla, tokë publike falas për investuesit dhe punëdhënësit, si dhe zyrë zhvillimore për ndërmarrësit në Komunën e Suharekës, duke u ofruar këshilla profesionale dhe këshilla për orientim në treg.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, gjithashtu ka premtuar se përmes Fondit të Punësimit do t’i mbështesë bizneset edhe në Start-Up, do të ndajë bursa për studentë, do të ofrojë praktikë me pagesë për të diplomuarit në institucionet e shtetit dhe do të ofrojë mbështetje institucionale për gratë në biznes.

Të ngjashme