Veseli: Synimi i Fillimit të Ri, fuqizimi ekonomik i gruas

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 19:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit kryetar i Kuvendit në largim ka thënë se synim i Fillimit të Ri është fuqizimi ekonomik dhe ai i gruas. Ai ka deklaruar se vendi mund të zhvillohet vetëm nëse gruaja merr pozitë më të rëndësishme në shoqëri.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një takimi me Forumin e Grave në Mitrovicë. Veseli ka theksuar se askush s’mund t’i cenojë gratë në shtetin tonë, gjatë ndërtimit të të cilit ato kanë qenë më meritore.

“Kosova nuk mundet të ecë përpara pa pasur barazi. Ky vend nuk mund të ecë përpara pa u angazhuar dhe pa pasur përgjegjësi e të drejta të barabarta të dy gjinitë. Ndryshe mund vetëm të mbesim në margjina të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli.

“Platforma e ‘Fillimit të Ri’ është shumë e qartë dhe e thjeshtë: fuqizimi ekonomik dhe fuqizimi i gruas. Ky vend mund të ecë përpara nëse shfrytëzohen kapacitetet, e të gjithëve”, ka theksuar Veseli.

Duke folur për ambientin e biznesit, ai ka premtuar politika ekonomike dhe fiskale të favorshme për gratë ndërmarrëse.

“Gratë ndërmarrëse duhet të ndihmohen në mënyrë të veçantë, duke u stimuluar. Pushimet tatimore për gratë ndërmarrëse duhet të jenë minimumi njëvjeçare. Po ashtu, duhet të ulet norma e interesit në kredi për të gjitha ndërmarrëset”, tha Veseli.

“Më 11 qershor pyetja do të jetë: cili vizion do ta udhëheqë vendin? Ai që ka gatishmëri për të punuar, apo tjetri që nuk sheh të mira apo progres këtu”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme