Kryeparlamentari Veseli takon presidentin Nishani

Tiranë | 21 Shk 2017 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ekonomia Online ju sjell pamjet nga ky takim. Ndërsa nuk ka pasur prononcime për gazetarët pas takimit.

Kryeparlamentari Veseli po vazhdon vizitën dyditore në Shqipëri.

Gjatë ditës, kreu i Kuvendit do të pritet dhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama; lideri i opozitës, Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë institucionalë e partiakë.

Në ditën e parë të vizitës, Veseli është pritur nga homologu Ilir Meta. Në një konferencë për shtyp ata kanë folur mes tjerash për domosdoshmërinë e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa në një takim në mbrëmje në Bashkinë e Tiranës, Veseli ka pranuar “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Të ngjashme