Veseli: Trepça është çështje e zgjidhur

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 12:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të ndërpritet menjëherë tentimi për të biseduar për Trepcën që i ka bërë zv.kryeministri Branimir Stojanoviq në Bruksel.

Veseli ka deklaruar se puna e Trepçës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe se sipas tij kjo u bë për të mirën ekonomike të të gjithëve.

Ky është reagimi i parë zyrtar pas vizitës së zëvendëskryeminsitrit Stojanoviq në kryeqendrën evropiane, në tentim për të siguruar mbështetje për të anuluar ligjin që Trepçën e kthen në pronë të Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme