Veseli: Vizat hiqen në fund të vitit, disa deputetë vijnë në seanca për mëditje

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 11:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se në fund të vitit qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, rinia do perspektivë dhe se zgjidhja duhet të jetë transformimi ekonomik dhe thellimi i respektit për atë që është arritur.

“Jam i sigurt që në fund të vitit do të kemi liberalizim”.

Veseli në diskutimin publik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mes deputetëve, shoqërisë civile dhe mediave rreth monitorimit të Kuvendit, shtoi se ka deputetë që shkojnë në seanca të Kuvendit vetëm për mëditje.

“Ka raste kur deputetët vijnë vetëm me u nënshkruar për mëditje, puna e tyre nuk është vetëm në seance, por edhe në komisione ku kanë punë dhe përgjegjësi të madhe. E pranoj edhe vet që ata nganjëherë vetëm nënshkruhen dhe largohen”, tha Veseli

Veseli ndër të tjera tha se Kuvendi është transparent, por ka pranuar se produktiviteti është i mangët.

“Roli i shoqërisë civile dhe mediave është i rëndësishëm, ky rol nuk i bënë dëm institucioneve por që na raste është edhe tendncioz por që nuk i bëjnë dëm institucionit të Kuvend. Financat nuk janë ende të deklaruara por këtë e kemi bërë gjithherë, unë i bëjë ftesë edhe komisionit për buxhet e financa t’i bëjë këto publikime”, tha ai.

Ai theksoi se vetëm në tre mujorin e parë deputetët i kanë kaluar 25 ditë në Kuvend. Ai tha se përgjatë këtyre ditëve kanë qenë 44 pika rendi dite, por që Projektligje nuk ka pasur.

“Nga janari deri në mars i kemi 25 ditë të kaluara në Kuvend, pra çdo të dytën ditë e kemi kaluar në Kuvend. Produktivitet kemi pas shumë pak, është e vërtet. I kemi pas 44 pika në rend dite por pak projektligje dhe agjenda po ngarkohet me punë që nuk po i takojnë të gjitha Kuvendit”.

“Ne nuk duhet të kemi humbje kohe me debate të ndryshme por që nganjëherë e teprojmë dhe nuk po sjell efekt. E di që qytetarët kanë nevojë më shumë për optimizëm me ligje për të qenë të barabartë, Kuvendi në këtë drejtim mund të bëj më shumë”.

KDI: Kuvendi i Kosovës, institucion transparent

Në një raport të prezantuar, Albert Krasniqi nga KDI tha se Kuvendi i Kosovës ka shënuar progres në transparencë, duke prezantuar në vazhdimësi procesin e hartimit të ligjeve dhe debatin me qytetarë, por edhe sa i përket financave të shpenzuara nga Kuvendi.

Mirëpo, ajo çka mbetet shqetësuese është debati politik e që po lë anash temat konkrete për t’u adresuar.

Arton Murati nga KDI prezantoi përmbushjen e agjendës legjislative në kuvend.

“Tek ligjet është një modul “Vota ime” ku mund të shihet edhe përmbushja e agjendës legjislative por e shohim që për momentin në vitin 2018 janë miratuar 22 ligje, 36 ligje janë në procedurë në komisionet parlamentare ndërsa edhe 68 ligje tjera janë në pritje për tu dërguar nga ekzekutivi dhe nga sponzorizuesit e këtyre projektligjeve në komisionet parlamentare”, tha ai.

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri përmendi debatin mes deputetit Anton Quni dhe Xhavit Haliti ku e cilësoi si humbje kohe.

“Unë do të ndërlidhem me debatet shumë të kota që janë për shembull në vitin  99, debati i fundit që ishte mes deputetit Anton Quni dhe Xhavit Halitit. Ne ishim aty të thirrur për rendin e ditës që kishte çështje të tjera, sa i përket gjendjes aktuale por debati u bë për vitin 99. Unë personalisht si deputet mendoj që nuk jam aty me votën e qytetarit të dëgjoj atë debat por jam aty me i kry obligimet”, tha ai.

Të ngjashme