Veseli vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, diskuton për investime

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 18:23 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të takojë zyrtarë të lartë për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet direkte që investitorët e Emirateve mund të bëjnë në Republikën e Kosovës.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryetari Veseli do të pritet në Abu Dhabi nga homologia e tij, Dr. Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën përveç diskutimeve për investime, do të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi në fushën ndërparlamentare.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga ministri i shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anwar Bin Mohammed Gargash, si dhe nga ministri për Ekonomi, Sultan Bin Saeed Al Mansouri, me të cilët do të diskutojë për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme