Veseli vizitë zyrtare në Francë

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:54 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij francez, Claude Bartolone, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të larta të shtetit francez.

Po ashtu, kryetari Veseli do të takojë edhe të rinj nga Kosova, të cilët ndjekin studimet në universitetet franceze.

Franca, si një nga vendet mike të Kosovës, i ka dhënë mbështetje të madhe vendit tonë në kohë dhe rrethana të ndryshme, përkrahje kjo e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në agjendën ekonomike, ashtu edhe atë euro-integruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme