Veseli: BE vlerësoi Kosovën për mbushjen e kritereve për vizat

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 09:51 | Nga

Kryetari i Kuvenditë të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar rapprtin për Kosovën të publikuar nga Bashkimi Evropian.

Veseli nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave u vlerësuan.

Statusi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:

Bashkimi Evropian i vleresoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë.

Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë.

Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme