Vetëvendosje merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 17:52 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë po merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste i cili po mbahet në Selinë e OKB-së në New York.

“Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Visar Ymeri, kryetari i kësaj lëvizjeje, përmes një shkrimi në Facebook.

“Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe Kryetar i Internacionales Socialiste”.

Image may contain: 2 people, people standing, sky, skyscraper, cloud, shoes and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing, shoes, suit and outdoor

Të ngjashme