Vëzhguesit e huaj kanë arritur në Kosovë

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 17:34 | Nga

Në Kosovë po qëndrojnë përfaqësues të huaj që do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të së dielës në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia, Pakistani dhe nga Asociacioni i Zyrtarëve Botëror Zgjedhor (Kore e Jugut) vizituan sot Kuvendin e Kosovës.

Ata u njohën me historikun e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për procesin e zgjedhjeve për Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 27 vëzhgues nga Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve. Këta vëzhgues do të vizitojnë qendra të ndryshme votimi. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është: 29,264.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme