Vëzhguesit e BE-së nesër flasin për zgjedhjet

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 08:25 | Nga

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë deklaratën preliminare të këtij misioni mbi zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë konferencë pritet të flas shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle.

Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga BE-ja, mandati i të cilit ishte të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë pajtueshmërinë e këtyre zgjedhjeve me ligjin e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje, ishte i përbërë nga rreth 100 vëzhguesve nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme