Vllahiu në Mramor: Do ta rrisim buxhetin për bujqësi e infrastrukturë

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 13:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, ka vizituar fshatin Mramor.

Vllahiu, premtoi se do të ju del në ndihmë banorëve të kësaj ane duke e rritur buxhetin për zhvillimin e bujqësisë, por dhe infrastrukturës, raporton Ekonomia Online. Ai ka premtuar që autobusët urban do të qarkullojnë edhe në Mramor.

“Ne jemi të interesuar që të trajtojmë njëjtë pjesën rurale me atë urbane. Do të rrisim buxhetin për bujqësi, duke iu dhënë subvencione fermerëve në ndërtimin e serrave në mënyrë që prodhimet tuaja të dërgohen në tregje”, tha ai.

“Do të bëhen edhe tregje të tjera në të gjitha zonat e Prishtinës, me investua në turizëm rural, që fillimisht fillon si biznes familjar që me pas mundësi këtë pjesë të Prishtinës me kthyer në një atraksion tjetër”, premtoi Vllahiu.

Poashtu Vllahiu vizitoi familjen Myrtaj të fshatit Mramor, ku Vllahiu i premtoi kësaj familje subvencione për zhvillimin e biznesit me gjedhe pasi që shtalla e tyre u dogj kohë më parë.

“Do ta mbështesim biznesin e vogël, familjar, dhe do të investojmë në turizmin rural. Shërbimet komunale do të ofrohen njëjtë, do të bëhet trefishimi i buxhetit për bujqësi dhe do të ndihmohen me subvencione familjet që merren me bujqësi“, tha Vllahiu.

Image may contain: 5 people, people sitting, people eating, table, child and outdoor

Image may contain: 4 people, people sitting, tree, child and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, hat and outdoor

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

 

Të ngjashme