Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Shoqatën “Klubi Dëshira”, e cila merret me rehabilitimin e personave me probleme mendore-intelektuale.
“Përkujdesja për secilin qytetar të komunës është jo vetëm obligim, por edhe përgjegjësi”, ka shkruar Vllahiu, në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Gjithëpërfshirja është thelbi i shoqërisë dhe na duhet punë shumë për të qenë me secilin qytetar e në veçanti për t’u përkujdesur për personat me aftësi të kufizuar për t’ju ofruar atyre mundësinë dhe hapësirën që të jenë pjesë e barabartë në shoqëri”, ka theksuar Vllahiu.