Vllahiu: Serbia po tenton të ndërhyjë në zgjedhje

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 13:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për media lidhur me procesin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se Serbia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë. Ai ka theksuar se përqindja e votuesve ka qenë e respektueshme, por presin që gjatë ditës ky numër të rritet.

“Nuk mund të mos themi se jemi të indinjuar me një fushatë të lajmeve të rrejshme, të cilat sipas modelit Rus, e kanë vërshuar opinionin publik me qellim të zbehjes së fuqisë së Ramush Haradinajt si kryeministër. Por ju sigurojmë se të gjitha rrenat e kundërshtarëve politik nuk e kanë asnjë peshë në raport me Ramush Haradinajn dhe Aleancën”, tha ai.

“Sot në Kosovë flet Sovrani, e jo lajmet e rrejshme të modelit rus. Ngjashëm me lajmet e rrejshme, kemi vërejt edhe përpjekjet e Serbisë që të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Kosovë. Përpjekjet dëshpëruese të saj janë të fundit”, tha Vllahiu.

Arbër Vllahiu nga AAK-ja ka thënë se informatat nga terreni flasin për një proces të rregullt dhe pa probleme.

Të ngjashme