Vllahiu vizition Kryqin e Kuq, premton mbështetje institucionale

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 13:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK-ja, Arbër Vllahiu, ka vizituar degën kryesore të Kryqit të Kuq në Prishtinë.

Vllahiu u njoh me problemet dhe synimet e kësaj organizate, nga sekretari i Përgjithshëm, Agron Humolli, i cili theksoi se luftimi i dukurive është një ndër programet kyç të Kryqit të Kuq.

“Kryqi i Kuq ka marrëveshje bashkëpunimi të mbajë sesione për dukuritë si alkooli, drogat. Qëllim kryesor është puna me rini, i kemi hartuar politikat për ndërgjegjësimin e shoqërisë, të themelojmë klubet e rinisë në shkolla për eliminimin e dukurive natyrore në shkolla”, tha Humolli, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur se kjo organizatë ka 5 mijë vullnetarë aktive, ku mosha e tyre është e re.

Ndërsa Vllahiu tha se Prishtina ka nevojë për solidaritet mes njerëzve.

“Duhet t’i bëjmë kushtet për të gjitha kategoritë, duhet të gjejmë zgjidhje për të gjitha familjet që kanë mbet jashtë, përkujdesje institucionale për qytetaret tanë”, tha Vllahiu.

Ai përmendi edhe luftimin e dukurive negative, të cilat janë të dëmshmë për shoqërinë.

“Kryeministri ka kërkuar luftimin e dukurive negative te të rinjtë ne veçanti. Është shqetësuese përdorimi i drogave” , tha ai.

Më tej Vllahiu përmendi edhe Policinë Komunale, e cila tha ai do të jetë garantues në qytetin e Prishtinës.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people standing, suit, shoes, sky and outdoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Të ngjashme