Vllahiu viziton “Hortikulturën”: Prishtina nuk do të njihet si vend i betonit

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 10:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu vizitoi parkun e ri në lagjen “Dardani” në të cilin u takua me punëtorët e ndërmarrjes “Hortikultura”.

Vllahiu pas vizitës premtoi rritje të buxhetit për këtë ndërmarrje si dhe siç tha ai një shtëpi për punëtorët e “Hortikulturës”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është e rëndësishme që në kryeqytet të kujdeset për hapësirat e gjelbra si dhe të shtohet numri i tyre. Në këtë mënyrë sipas tij, nuk do të njihej Prishtina si një vend u betonit.

“Gjelbrimi i qytetit është përparësi e punës. Parqet në qytet do të shtohen, do të gjelbërohet qyteti dhe do të rriten kapacitetet edhe të ndërmarrjes Hortikultura. Do ta dyfishojmë buxhetin e ndërmarrjes, do të përkujdesemi për rritjen e pagave të punëtorëve, do të gjejmë zgjidhjen për objektin e Hortikulturës. Ta krijojmë edhe fidanishten për të mundësuar prodhimin e fidanëve. Hapësirat e gjelbra do të shtohen gjithandej dhe qytetarët e Prishtinës do ta ndjejnë dorën e përkujdesjes për qytetin”.

Të ngjashme