Vllasi: Haradinaj lirohet më 6 prill, dialogu të vazhdohet

Prishtinë | 11 Mar 2017 | 09:08 | Nga

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë një mbështetje rezolutës së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në të cilën kërkohet që Qeveria e Kosovës të pezulloj procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë, analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Azem Vllasi beson se ish-gjenerali i UÇK-së, Ramush Haradinaj do të lirohet më 6 prill. Megjithatë, ai thotë se bisedimeve e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka sjellë ndonjë efekt pozitiv. Sipas Vllasit, dialogu prapë duhet të vazhdojë sepse në të insistojnë faktorët ndërkombëtarë.

“E pash rezolutën e kuvendit të Kosovës, e cila do që të kushtëzohet me lirimin e Ramush Haradinaj, mirë kjo duhet të jetë deri me 6 prill që besoj se deri atëherë Ramushin e lëshojnë. Deri atëherë edhe ashtu nuk di sa ka nevojë të bisedohet në dialog me Serbinë mas edhe ashtu s’po del ndonjë rezultat efektiv prej këtyre bisedave, mirëpo mandej dialogu duhet të vazhdojë se dialogu megjithatë s’ka alternativë edhe në këtë insistojnë gjithë faktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Vllasi për Indeksonline.

Më tej, ai ka shtuar se Serbia edhe sipas rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit nuk ka asnjë juridiksion që vepron mbi Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme